Reali e ndalon transferimin e Di Marias në Barcelonë

Angel Di Maria në kontratën e transferimit në Manchester United, ka të përfshirë një dëmshpërblim të caktuar nga Real Madrid, që nuk e lejon që kalimin e radhës ta bëjë tek Barcelona.

Sport

25/06/2015 08:44

Angel Di Maria nuk mund të transferohet në Barcelonë.

Kështu nuk ka vendosur klubi i tij i tanishëm, Manchester United, por ish skuadra e tij Real Madrid.

Sipas mediave spanjolle, reprezentuesi argjentinas në marrëveshjen e transferimit në Old Trafford, në verën e vitit të kaluar, kishte të përfshirë një dëmshpërblim të veçantë.

E ai nënkupton se në rast të shitjes së ardhshme, ai nuk mund t’i bashkohet një skuadre.

E ajo skuadër është pikërisht Barcelona, që thuhet se është e interesuar ta rikthej në La Ligë.