Martucci: Tevez po rikthehet te Boca Juniors

Sekretari gjeneral i Boca Juniorsit, Martucci ka konfirmuar se skuadra e tij është pranë transferimit te Tevezit.

Sport

24/06/2015 22:41

Tevez do të rikthehet te Boca Juniors, gjithnjë sipas fjalëve të thënga nga sekretari gjeneral i skuadrës argjentinase, Mertucci.

“Ne jemi të lumtur. Pas një punë të madhe, ne mund të sigurojmë rikthimin e Tevezit”, tha Mertucci për AM 1050.

“Shpresojmë se me rikthimin e tij, mund të arrijmë rezultatet që pret Boca Juniors”, përfundoi Mertucci.