Mblidhen liderët opozitarë, flasin për Specialen
Liderët e tri partive opozitare janë mbledhur në ora 20:00.
Lajme
Burime të Express kanë thënë Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj janë duke diskutuar në Kuvendin e Kosovës për veprimet që do ti marrin të premten, kur edhe pritet të votohet Gjykata Speciale.
Takimin e liderëve e ka konfirmuar edhe Bilall Sherifi nga NISMA. Ai nuk ka dhënë shumë detaje, vetëm ka thënë se takimi është duke u zhvilluar edhe se tema e diskutimit është Gjykata Speciale.
“Po. Takimi është duke u mbajtur. Ka të bëjë më dakordimin e veprimeve që do ti marrë opozita ditën e premte. Në këtë takim janë të pranishëm liderët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare”, ka thënë Sherifi.