Investim britanik prej 27 milion euro në Skenderaj, ndërtohet fabrikë e panxhar – sheqerit
Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell sot do të vizitojë Komunën e Skenderaj, ku së bashku me përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” do të njoftojnë për një investim të rëndësishëm britanik në Kosovë.
Lajme
Ambasadori do të takojë zëvendëskryetarin e Komunës, Fadil Nura.
Ndërkohë, kompania“DarkStar” do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj, duke ndërtuar një fabrikë për procedimin e panxhar sheqerit. Procesi i ndërtimit të kësaj fabrike pritet të zgjas jo më shumë se 8 muaj.
“Investimi i ri Britanik në Kosovë do të kapë vlerën prej afro 27 milionë. Ky biznes do të punësojë 400 punëtorë dhe në mënyrë indirekte do të punësojë disa mijëra bujq në regjionin e Drenicës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.