Alpinistët kosovarë ia mësyjnë majës më të lartë të Evropës (FOTO)

Dymbëdhjetë alpinistë kosovarë synojnë ta pushtojnë majën më të lartë të Evropës Juglindore. Ekspeditën e tyre drejt majës Mont Blanc, dymbëdhjetë alpinistë, anëtarë të Klunit Alpin Prishtina do ta fillojnë më 9 korrik.

Lajme

23/06/2015 16:58

Majën më të lartë në Evropën Juglindore që gjendet në Francë, ata synojnë ta arrijnë për tri deri në katër ditë.

E veçanta e këtij udhëtimi, është se në mesin e alpinistëve, pos nëntë meshkujve, janë edhe tri femra. Lidhje me këtë, kryetari i “Alpin Prishtinës”, Nazmi Hasanramaj, ka thënë për “Zëri”, se ndihet shumë i lumtur që alpinistët kosovarë për herë të parë do të synojnë ta pushtojnë majën më të lartë të Evropës.

“ Mund të them se jam i lumtur unë si kryetarë i shoqatës për herë të parë po ndodh një gjë e tillë. Ne do të nisemi me 10 korrik dhe ngritja në kushte normale do të zgjasë tri – katër ditë”, ka thënë Hasanramaj.

Ai ka thënë se përndryshe ekzistojnë do probleme në alpine që ka mundës të zgjasë ngritja në lartësi, duke shtuar se në muajin korrik atje temperature është -22 gradë Celsius dhe ka stuhi bore, por shpreson se do e arrijnë qëllimin.

Hasanramaj, ka thënë se kjo është hera e parë për Kosovën që është organizuar në këtë mënyrë.

“ Unë këtë projekt e kam filluar në vitin 2014, dhe është hera e parë për ne që kemi bërë këtë organizim në këtë mënyrë, por një gjë e di se Kosova ka shumë alpinistë shumë të mirë”, ka thënë Hasanramaj.

Ai ka thënë se në majën më të lartë të Evropës, Mon Blanc apo Malet e Bardha lartësia mbidetare është 4 mijë e 810 metra.

Hasanramaj ka thënë se në pikën më të lartë të Evropës do të vendoset flamuri i Kosovës, dhe meqenëse është hera e parë që do ketë edhe femra ato do e përfaqësojnë botën e femrave.

alpinistet2 alpinistet 1