Mario Vargas Llosa vizitoi edhe Beogradin

Shkrimtari i njohur peruan Mario Vargas Llosa, nën organizimin e shtëpisë botuese “Laguna”, ka vizituar Beogradin, për të vazhduar më pas edhe në Novi Sad, ndërkaq, gjatë ditës së martë, ai në Beograd do të nënshkruajë autografe për adhuruesit e tij.

Lajme

23/06/2015 11:53

Nobelisti, i cili i ka të përkthyera veprat e tij në disa gjuhë përfshirë edhe serbishten, paraprakisht ishte në Podgoric, ku tha se kultura e sotme është sipërfaqësore dhe është zhdukur.

Vargas Llosa ka fituar Nobelin në vitin 2010-të ndërsa ka marrë edhe çmimin Princi i Asturijas.