Ja zëvendësja e ministrit të arsimit që u emërua sot

Anila Statovci-Demaj, vajza e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT).

Lajme

22/06/2015 17:15

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet minstri i këtij resori, Arsim Bajrami, që pmerës një njoftimit në profilin e tij në facebook ka thënë që për të ëshjtë një nder i vecantë të punojnë me zëvendësen e re pasi që më herët kishte bashkëpunuar edhe me ish-rektorin Statovci, raporton lajmi.net

“Jam i nderuar që nga sot pjesë e bashkëpunëtorëve të mijë do të jetë Dr. Anila Statovci Demaj, e cila është emëruar Zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Anila është një grua profesioniste në fushën e ekonomisë dhe një ndër ekspertet më të shquara të auditimit. Është nder i veçantë që dikur kisha fatin të bashkëpunoja me Rektorin Prof. Ejup Statovci dhe që tani do të kemi rastin të punojmë së bashku me vajzën e tij”, shkruan Arsim Bajrami në profilin e tij në facebook.