Ronaldo kundër Ibrahimovicit
Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic janë në garë indirekte mes vete, pasi të dy kanë lansuar parfumet e tyre në treg. Cili do të shitet më shumë?
Sport
Cristiano Ronaldo e Zlatan Ibrahimovic janë dy prej futbollistëve më të mirë në botë.
Por, ata tani janë në garë jashtë fushës së lojës. Ylli portugez ka lansuar sot parfumin e tij me emrin CR7.
E kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain. Suedezi i natyralizuar e lansoi parfumin e tij me emrin Zlatan.
Cili do të shitet më shumë?