Mamushë: Theren për shkak të një prone
Katër persona janë përfshirë në një përleshje për shkak të një prone, ku të njëjtit kanë marr lëndime, përderisa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajme
Ngjarjen e bën të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, i cili thotë se rasti ka ndodhur në mesditë për shkak të mosmarrëveshjes rreth një prone.
Sipas Hazirit, njëri nga ta është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe se menjëherë është dërguar në emergjencë, ku i njëjti i është nënshtruar operacionit.
Ndërsa tre të tjerë janë ndalur për mjekim po ashtu në emergjencën e spitalit regjional të Prizrenit. (lajmi.net)