Bahtiri: Jabllanoviq i vogël të flasë për “Parkun e Paqes”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se Jabllanoviq është shumë i vogël për të folur për të ashtuquajturin “Park të Paqes” të cilin e kishin vendosur serbët e Veriut të Mitrovicës.

Lajme

18/06/2015 21:40

Bahtiri, këto deklarata i ka bërë pas fjalëve të Aleksandar Jabllanoviq, i cili ka thënë se barrikada mund të hiqet vetëm nga ata që e kanë vendosur aty, pra serbët e Veriut.

“Unë do t’i them atij se ura do të lirohet me çdo kusht dhe ai as që mund të flet së është shumë i vogël për këtë”, u shpreh Bahtiri për Indeksonline.

Bahtiri, ka thënë se Jabllanoviq dhe shumë persona të tjerë duhet ta dinë se këtu është Kosovë dhe së Kosova është shtet

“Kosova është shtet dhe shteti do të veproj në çdo rrethanë dhe ky shtet është edhe i serbëve por edhe i të tjerëve që jetojnë në të dhe duhet me çdo kusht që ligjet në fuqi të zbatohen kështu edhe Jabllanoviqi duhet të ju nënshtrohet ligjeve të Kosovës dhe t’i respektoj ato”, ka thënë Bahtiri.

Ndërkaq, Jabllanoviq kishte thënë se nuk çështja e të ashtuquajturit “Parku i Paqes” nuk është një gjë që mund ta largojnë Edita Tahiri, Agim Bahtiri ose Goran Rakiq, sipas tij, atë mund ta largojnë vetëm ata që e kanë vendosur. Ndryshe, Agim Bahtiri gjendet në Bruksel, ku po merr pjesë në bisedimet për heqjen e mundshme të të ashtuquajturit “Parku i Paqes”.