Zyrtare: Sampdoria në Europa League
Sampdoria ka fituar licencën nga UEFA dhe do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm në Europa League.

Sport
Sampdoria do të luajë në edicionin e ardhshëm të Europa League.
Skuadra e presidentit Ferrero ka marrë licencën e pjesëmarrjes nga UEFA.
Së fundmi ishte raportuar se ekipi nga Genova mund të mos ketë të drejtë të garojë në Europa League për shkak të përfshirjes në skandalin e kurdisjes së ndeshjeve.
Mirëpo, ata do ta zënë vendin e Genoas, duke e lënë Interin – që kishte shpresuar se UEFA nuk do ta licencojë Sampdorian – jashtë garave evropiane.