AAK përfundon protestën dhe kërkon nga Kosova t’i ndërpres marrëdhëniet diplomatike me Slloveninë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përfunduar protestën para ambasadës së Sllovenisë në Kosovë. Më këtë rast, deputetja e AAK-së, Donika Kadaja-Bujupi ka thënë se Kosova duhet ti ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Slloveninë.

Lajme

17/06/2015 22:58

“Kërkojmë nga institucionet e Kosovës t’ëëi ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike, me Slloveninë. Kërkojmë nga institucionet e të dyja shteteve që ta dënojnë këtë vonesë të paarsyeshme dhe të papranueshme”, ka thënë ajo.

Protestës para ambasadës sllovene në Prishtinë ka nisur pas ndalimit të liderit të AAK, Ramush Haradinaj nga shteti slloven me një fletarrest nga Serbia si i dyshuar për krime lufte.