Drecun: Anëtarësimi i Kosovës në OKB vijë e kuqe për Serbinë, nuk duhet të shkelet
Anëtarësimi eventual i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, është vija e kuqe e cila nuk duhet të kalohet, ka thënë Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun.
Lajme
Kjo porosi është dhënë, sipas njoftimit të Kuvendit, pas takimit të Drecunit me delegacionin për çështjet Ndërkombëtare në Parlamentin e Rusisë. Në krye të këtij delegacioni është Kryetari i Komisionit për çështje ndërkombëtare në Parlamentin e Rusisë, Aleksej Pushkov, shkruan B92, transmeton lajmi.net..
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovës, Milovan Drecun ka thënë se Serbia është e gatshme që të bëjë përpjekje për të mbrojtur integritetin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Ai ka shtuar se Serbia e konsideron Kosovën, si territor të paprekshëm të sajin, ndërsa problemin me Kosovën dëshiron ta zgjidhë në mënyrë paqësore me kompromis dhe marrëveshje. Ai ka vazhduar duke thënë që Serbia statusin e Kosovës e ndërton mbi rezolutën 1244.
Sipas tij, Serbia ka bërë gjithçka që ka mundur për normalizimin e raporteve, me qëllim që të zgjidhë situatën dhe të stabilizojë situatën në Kosovë.
Në anën tjetër, Kryetari i Komisionit për çështje ndërkombëtare në Parlamentin Rus, Aleksej Pushkov ka thënë që stabiliteti në Ballkan është shumë i rëndësishëm, sepse jostabiliteti në këtë zonë pasqyrohet edhe në pjesën tjetër të botës.
Duke folur për Pavarësinë e Kosovës, Pushkov ka thënë se ky status i Kosovës është bërë me të drejta ndërkombëtare relative, dhe jo absolute.
Ai ka thënë që Serbinë e pret një periudhë e vështirë, sepse duhet të balancojë çështjen e integrimit në BE dhe përpjekjet për ta “mbajtur” Kosovën nën Serbi.