Ish-kryetari i Skenderajt lirohet nga akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare
Avokati Tahir Rrecaj nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se sot Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallë aktgjykimin dhe e ka liruar Ramadan Gashi nga të gjitha akuzat e ngritura kundër tij.
Lajme
Gashi që një kohë të shkurtër ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë si dhe për dy mandate kryetar i Skënderajt akuzohej për shpërdorim të detyrës zyrtare ose të autorizimit, kinse të kryera në vitin 2005 dhe 2006, në kohën kur ky ishte kryetar i Komunës së Skenderajt, transmeton lajmi.net
Ramadan Gashi ka qenë i emëruar në postin e zëvendës ministrit të Drejtësisë me vendimin e ish Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, me 18 maj të vitit j 2012. Pas publikimit në media se kundër Ramadan Gashi është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë për veprat penale të theksuara më lart, ai ishte shkarkuar.