Barcelona – Juventus, arrihet marrëveshja për Pogban

Paul Pogba do të transferohet në Barcelonë në verën e vitit të ardhshëm, sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Sport

16/06/2015 10:09

Një tjetër sezon në Juventus, pastaj transferimi në Barcelonë.

E ardhmja e Paul Pogba është shkruar, së paku sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo” që raporton për arritjen e marrëveshjes mes klubeve për transferimin e tij në Camp Nou, në verën e vitit 2016.

Pogba thuhet se preferon Barcelonën para Real Madridit dhe klubeve tjera të interesuara për shërbimet e tij.

Andaj, drejtori i ri sportiv Ariedo Braida raportohet se ka arritur marrëveshje me Juventusin për kalimin e futbollistit në Barcelonë, pas një viti.