Gold Ag sjellë “Në shtëpinë tënde”

Reperi Arian Agushi së shpejti do të sjellë projektin e tij më të ri të titulluar “Në shtëpinë tënde”.

ShowBiz

13/06/2015 21:30

Kjo këngë e cila do të vijë e realizuar me videoklip,do të publikohet me datën 18-të të këtij muaji.

Meqë kënga  i kushtohet fesë islame dhe muajit të Ramazanit,reperi ka vendosur që ky projekt të publikohet pikërisht ditën e parë të muajit të Ramazanit,transmeton lajmi.net.

Reperi gjithashtu ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të pushojë nga të gjitha aktivitetet muzikore duke përfshirë koncertet dhe realizimin e këngëve të reja,madje për  një muaj Gold Ag  nuk do të jetë aktiv as në rrjetet sociale.(Lajmi.net)