Zyrtare: Khedira në Juventus
Juventus ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Sami Khedira, si futbollist i lirë pas largimit nga Real Madrid.

Sport
Sami Khedira është futbollist i ri i Juventusit.
Kampioni i Italisë ka kompletuar transferimin e mesfushorit, i cili ishte futbollist i lirë pas largimit nga Real Madrid në fund të sezonit.
28-vjeçari do të jetë anëtar i ri i Bianconerëve nga 1 korriku i vitit 2015, ka njoftuar Juventus, nëpërmjet një komunikate.
Khedira ka nënshkruar kontratë katërvjeqare deri më 30 qershor të vitit 2019.