Donika Gërvalla pa bexh, nuk hyn në sallë

Donika Gërvalla nuk po lejohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit zgjedhor të LDK-së.

Lajme

31/05/2015 09:17

Donika vjen nga dega e LDK-së në Gjermani.

Para disa ditësh kryesia e LDK-së i ka shpallur të pavlefshme zgjedhjet e mbajtura nëpër degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër.

Ish-kreu i LDK-së dhe kryetar nderi, Fatmir Sejdiu ka kërkuar që të lejohen edhe delegatët nga Zvicra e Gjermania të marrin pjesë.

Donika është e bija e veprimtarit të shquar Jusuf Gërvallës./Indeksonline/