Pse prindërit e Rihanna-s nuk e duan Leonardo DiCaprio-n?

Që Rihanna pëlqen ‘djemtë e këqinj’, kjo nuk është më një e re, por prindërit e këngëtares nuk janë shumë të lumtur për lidhjen e saj sekrete me Leonardo DiCaprio-n.

ShowBiz

28/05/2015 14:00

Sipas një burimi të Life & Style, ata nuk e pëlqejnë aktorin si partner i vajzës së tyre sepse mendojnë që ai është tradhëtar dhe është me një femër tjetër çdo fundjavë. Leo është një nga meshkujt më të ‘çmendur’ të Hollywood-it duke organizuar shpesh festa nëpër jahtet e tij luksoze me dhjetëra modele dhe prindërit e RiRit kanë të drejtë deri diku.

Por, pavarsisht kësaj Leo dhe Rihanna kanë mbajtur një lidhje të fshehtë duke mos bërë dalje publike sëbashku dhe tregohen gjithmonë të kujdesshëm duke u larguar vetëm prej festave ku të dy kanë qënë prezentë. Anabel.al

Duhet t’i dëgjojë prindërit Rihanna?