Shqipëria pozicionohet më poshtë në Eurovizion, Mali i Zi dhe Maqedonia shkaktojnë skandal!
Votat e Malit të Zi dhe Maqedonisë janë diskualifikuar, kjo për shkak se ata kanë anashkaluar rregulloren, duke mos i marrë parasysh votat e jurisë...

ShowBiz
Në një njoftim të Eurovizionit, është bërë e ditur se votat e Jurisë së Malit të Zi dhe Maqedonisë janë diskualifikuar nga Eurovisioni.
Këta dy shtete nuk kanë marrë parasysh votat e jurisë, por vetëm ato të publikut e në këtë mënyrë kanë anashkaluar rregulloren. Transmeton lajmi.net
Ndërkaq rregullat kërkojnë që 50% e votave të vijnë nga Juria kurse 50% nga publiku.
E me këtë ndryshim edhe Shqipëria do të pozicionohet më poshtë, pasi që ka fituar 12 pikë nga Maqedonia e 10 nga Mali i Zi. Lajmi.net