Mbi 6 mijë azilkërkues kosovarë janë kthyer në atdhe
Numri i kosovarëve të kthyer nga shtetet perëndimore, të cilët kishin dalë që nga fundi i vitit të kaluar dhe sidomos fillimin e këtij viti është mbi 6 mijë.

Lajme
Kryesisht Gjermania është duke i kthyer në numër më të madh, prej atje ka kthim pothuajse çdo javë, por ka edhe nga shtetet e tjera, si Hungaria, Austria, Suedia, Zvicra, ka thnë Valon Krasniqi, zyrtari për migracion në MPB.
“Prej 1 janarit deri dje janë kthyer mbi 6 mijë kosovarë, ndërsa po ta krahasojmë me vitin e kaluar, ku krejt vitin janë kthyer 4 mijë e 600, vërehet një dallim i madh, pra ka rritje të numrit të të kthyerve”, ka thënë ai për agjencinë Kosovalive, transmeton gazeta Zëri.