Misioni i fundit i Ronaldos
Cristiano Ronaldo ka një detyrë të fundit për të realizuar sonte, në xhiron e fundit në La Ligë.

Sport
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka një detyrë të fundit për të realizuar para përfundimit të sezonit në La Ligë.
Sonte, në duelin e xhiros së fundit ndaj Getafes, portugezi do të synojë triumfin në garën e realizatorit më të mirë.
Ronaldo udhëheq para Lionel Messit Me 45 gola kundër 41 të sulmuesit të Barcelonës.
Me 90 minuta të mbetura, “Pichichi” është pothuajse në duart e Ronaldos.