Iraku shumë shpejt do ta njohë Pavarësinë e Kosovës
Njoha e pavarësisë së Kosovës, nga ana e Irakut është çështje kohe. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i Irakut, Ayad Allawi, gjatë një takimi me presidentet e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Jordani.

Lajme
Allawi ka thënë se Iraku është duke i përcjellë zhvillimet e fundit në Kosovës, ku dhe njohja nuk do të vonojë.
“Vendi ynë po përcjellë me vëmendje gjithë zhvillimet në Kosovë dhe tha se njohja e pavarësisë së saj është një çështje kohe”, ka thënë ai, thuhet në njoftim nga Presidenca e Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkoi vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Jahjaga ka thënë se Kosova po konsolidohet si shtet dhe se pranimi në organizata ndërkombëtare është i një rëndësie të veçantë.
“Kosova po e konsolidon demokracinë e brendshme dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes e stabilitetit jo vetëm në rajonin e Evropës Juglindore si dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë”.
“Konsolidimi ndërkombëtar i vendit dhe pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare ka një rendësi të veçantë dhe theksoi nevojën e rreshtimit së Irakut përkrah të gjitha atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë Kosovës”, ka thënë Jahjaga, transmeton lajmi.net.
Kurse, zëvendëspresidenti i Republikës së Irakut, Ayad Allawi, theksoi se vendi i tij po përcjellë me vëmendje gjithë zhvillimet në Kosovë dhe tha se njohja e pavarësisë së saj është çështje kohe.
Zëvendëspresidenti i Irakut u pajtua me Presidenten Jahjaga për rëndësinë e shkëmbimit të vizitave e kontakteve të niveleve të ndryshme të të dyja vendeve si dhe shkëmbimit të përvojave në shtet-ndërtimit.
Presidentja Jahjaga po qëndron në Jordani, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me ftesë të mbretit Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.
Gjatë ditës së sotme, në kuadër të punimeve të Forumit, Presidentja Jahjaha ka takuar edhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, zotëri Gordon Brown dhe profesorin Klaus Schwab, themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror, me të cilët ka biseduar për çështjen e bashkëpunimit dy dhe shumë palësh me Kosovën në fushën e ekonomisë.