Barcelona pa Suarezin

Luis Suarez, Ter Stegen, Ivan Rakitic, Dani Alves, Gerard Pique e Sergio Busquets nuk janë ftuar për ndeshjen mes Barcelonës dhe Deportivo La Corunas në Camp Nou.

Sport

23/05/2015 11:56

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme kundër Deportivo La Corunas, e fundit për këtë edicion të La Ligës.

E në të mungojnë shumë prej futbollistëve titullarë si Luis Suarez, Ter Stegen, Ivan Rakitic, Dani Alves, Gerard Pique e Sergio Busquets, të cilët do të pushojnë.

Barcelona e ka fituar titullin e kampionit dhe trofeu do t’i dorëzohet sot në Camp Nou.

Lista: C. Bravo, Masip, Montoya, Xavi, Pedro, Iniesta, Messi ,Neymar Jr, Rafinha, Mascherano, Bartra, Douglas, Jordi Alba, S. Roberto, Adriano, Vermaelen, Mathieu, Munir