Neymar: Për këtë arsye nuk jam transferuar në Real
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka bërë të ditur arsyet pse nuk u transferua në Real Madrid, para transferimit në Camp Nou.

Sport
Neymar ka bërë të ditur arsyet pse nuk u transferua në Real Madrid, por në Barcelonë në verën e vitit 2014.
Ylli brazilian kërkohej edhe nga Los Blancos, por në fund nënshkroi me gjigantin katalan.
“Pse e kam refuzuar Real Madridin më 2013? Thjesht nuk e ndjeja se është klubi i duhut për mua”, u shpreh ai gjatë një interviste për “Sport Week”.
“Pse e kam zgjedhur Barcelonën? Për shkak të futbollit dhe lojës së shpejtë e teknike, e pastaj në Brazil isha tifoz i Barcelonës”, theksoi Neymar.