Zanfina debaton ashpër me gazetaren e KTV-së (Foto)

Këngëtarja Zanfina Ismaili dhe gazetarja Teuta Arifaj kanë debatuar ashpër,pas komentit të bërë nga Zanfina për përfaqësuesen serbe në “Eurosong”,duke kaluar debatin edhe në gjëra banale.

ShowBiz

23/05/2015 10:00

Jo vetëm Elhaida Dani ka qenë e përfolura e vetme e “Eurosong-ut” nga artistët shqiptarë këtë vit.

Ka qenë këngëtarja Zanfina Ismaili ajo që pas prezantimit të Serbisë,ka komentuar përfaqësuesen e Serbisë për pamjen,jo për këngën a po zërin.

“Çfarë bure me xixa kjo përfaqësuesja e Serbisë. Go home fatty”, kishte shkruar Zanfina në rrjetin social “Twitter”.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e gazetares Teuta Arifaj. “Nuk e di a prekesh me të thanë se këndoi nja 5 milionë herë ma mirë se ti”.

E ky debat virtual mes këngëtares e gazetares ka vazhduar edhe më tej.
“Mos ta nin, s’prekna prej dikujt që i thotë vetes gazetare e i mbron shkijet”.

“Kush tha që i mbrojta. Ti si këngëtare vlerësoja zërin e mos paragjyko pamjen. Kaq ishte. Bthw atë zë ti s’e ke. Cheers”.

E këto shkëmbime komentesh kaluan edhe në gjëra banale nga ana e këngëtares Ismaili, e cila filloi t’i sugjeronte gazetares si dhe këngëtares serbe për dietë. Madje, Zanfina shkoi deri aty sa ka shkruar: “Nëse ki diçka kundër, kur dush takohemi”.

“E kuptova gabim, apo pom lyp fer, sinqerisht s’jam e atyre punëve. Plus asaj, ti po vazhdon. Ndalu se s’jam më për muhabet”, ishte përgjigjja e fundit e gazetares Arifi,transmeton Lajmi.net.

1

2
3
4
5
6
7
8