Enrique frikësohet nga tifozët e Juventusit
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka pranuar se frikësohet nga tifozët e zjarrtë të Juventusit, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport
Barcelona konsiderohet si favorite për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
Por, ekziston një tjetër sektor ku favorit janë italianët, në tribuna.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka pranuar se frikësohet nga tifozët e zjarrtë të Juventusit në ballafaqimin e 6 qershorit në Berlin.
“Tifozët e Juventusit? Të zjarrtë, shumë të zhurmshëm”, deklaroi Enrique për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.