Barcelona zgjedh zëvendësuesin e Alvesit
Barcelona ka identifikuar katër futbollistë për pasardhës të mbrojtësit të djathtë, Dani Alves, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Sport
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Reprezentuesi brazilian është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferim në Paris Saint-Germain.
Ish futbollisti i Sevillas nuk do ta vazhdojë kontratën e tij në Camp Nou, dhe do të largohet si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.
Në Parc des Princes atij i është ofruar kontratë trevjeçare me vlerë prej tre milionë euro në vit.
Por, Barcelona tashmë ka identifikuar opsionet për pasardhës të tij.
E ata janë: Matteo Darmian (Torino), Aleix Vidal (Sevilla), Mitchell Weiser (Bayern Munich), Hector Belerin (Arsenal).