Van Gaal : De Gea mbetet në Man Utd
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal beson se portieri David de Gea nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka theksuar se portieri David de Gea nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Strategu holandez nuk beson se ylli spanjoll do të transferohet në Real Madrid, klub që është duke e kërkuar në Santiago Bernabeu.
“Ende besoj se De Gea do të mbetet me ne për vitin e ardhshëm”, deklaroi Van Gaal në konferencë për shtyp.
De Gea ende nuk e ka vazhduar kontratën me Unitedin që është e vlefshme deri më 2016.