Allegri: Duam t’ia prishim festën Xavit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij synon t’ia prish festën mesfushorit të Barcelonës, Xavi, në finalen e tij të fundit me gjigantin katalan.

Sport

22/05/2015 19:14

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka filluar të mendojë për finalen e Ligës së Kampionëve.

Strategu i Bianconerëve është i vetëdijshëm për detyrën e vështirë që i pret në duel me Barcelonën më 6 qershor në Berlin.

Por, ai ka thënë se synon të luajnë mirë dhe t’ia prishin festën Xavit, në finalen e tij të fundit si futbollist i Barcelonës, meqë ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të qartë, Barcelona ka tre futbollistë të jashtëzakonshëm në sulm dhe Iniesta që e dikton ritmin në mesfushë”, u shpreh Allegri gjatë një konference për shtyp.

“Do të jetë finalja e fundit e Xavit, një futbollist i jashtëzakonshëm për Barcelonën dhe Kombëtaren spanjolle, por shpresojmë t’ia prishim festën”, theksoi ai.