Ibrahimovic: Lamtumirë PSG
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, do të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës. Por, ende nuk është e çartë se cili mund të jetë ekipi i tij i ri?
Sport
Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Paris Saint-Germain në sezonin e ri.
Ylli suedez do të largohet nga Parc des Princes, raportojnë mediat franceze.
Sulmuesi ende konsiderohet si një prej më të mirëve në botë, por kërkesa e tij e lartë për pagë ia pamundëson transferimin në shumë prej skuadrave të interesuara për të.
E një prej atyre është edhe Milan që pret të ndryshojë përbërje në rast të rikthimit të Carlo Ancelottit në postin e trajnerit.
Por, ku do të luajë Ibrahimovic në sezonin e ri, kjo mbetet të shihet pas përfundimit të këtij stinori.