Ancelotti – Real Madrid, reagon italiani

Carlo Ancelotti ka thënë se pret të mbetet në postin e trajnerit të Real Madridit. Por, ai ka pranuar se e ardhmja e tij do të vendoset pas përfundimit të sezonit në La Ligë.

Sport

22/05/2015 13:06

Carlo Ancelotti nuk ka konfirmuar se do të mbetet trajner i Real Madridit.

Ai tha se pret të qëndrojë në detyrë, mirëpo pranoi se për këtë do të marrë një vendim kryesia e klubit.

“Nuk kam biseduar me klubin. Vazhdoj të mendoj se do të jem ende trajner i Real Madridit”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp para duelit të xhiros së fundit me Getafen, të shtunën.

“Pas takimit me Getafen, të dielën ose të hënën, do të takohemi për të biseduar”, u shpreh ai.