Opozita “kapet” me pozitën rreth formimit të FAK-ut (Video)

Përfaqësueses të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes, kanë shprehur shqetësimin e tyre me vonesën e ligjit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, nga ana ekzekutivit.

Lajme

19/05/2015 14:14

Ata po ashtu kanë ngritur dyshime se po bëhen pazare mes formimit të FAK-ut dhe Gjykatës Speciale.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj –Bujupi ka thënë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovë, se është e shqetësuar për vonimit që po i bënë Qeveria ligjit për themelimit e FAK-ut.

Ajo para gazetarëve, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, tha se AAK, dyshon se me vonimin e këtij ligji, po bëhen koncesione për vendin.

“Dyshimi i AAK-së është se ky hezitim për të sjellë ligjin mund të sjellë koncesione të reja për vendin. Prandaj ne kërkojmë që ky ligj sa më par të vije në Kuvend për votim”, tha jo.

Kadaj – Bujupi bëri të ditur se të gjithë anëtarët e kryesisë u pajtuan për një shpjegim shtesë nga Qeveria për atë që duke ndodhur me këtë ligj.

Dyshime për pazare politike lidhur me Ligjin për formimin e FAK-ut, ka ngritur edhe Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV-së.

“Kjo çështje ka mbetur e ngrirë që nga prilli i vitit të kaluar”.

“Këtu kemi të bëjmë me një pazar politik. Ky pazar politik ka të bëjë me Gjykatën Speciale sipas mendimit tim. Për shkak të kundërshtimeve të Beogradit dhe të Listës Serbe, e cila ka hyrë me kushte të caktuara në koalicionin qeverisës”, tha Konjufca.

Por, këto akuza u mohuan nga përfaqësueses të partive në pushtet. Kryetari  i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova shumë shpejt do t’i ketë forcat e armatosura.

“Forcat e armatosura janë prioritet nacional, ajo çka dëshiroj, është të përçoj mesazh tek qytetarët se shumë shpejtë do të kemi Forcat e Armatosura të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

E Ismet Beqiri shef i grupit parlamentar të LDK-së, tha se kjo çështje është ngritur për marketing politik.

“Ne përkrahim dhe duhet më ngulmë ta punojmë që sa më shpejt ta kemi ligjin dhe ushtrinë tonë”.

“Ç’do gjë tjetër që tentohet nga kush do qoftë të thuhet është një dëshirë e tyre politike për të përfituar politikisht”.

“Sot është ngritë kjo temë për marketing politik, sepse janë procedura. Ushtria e Kosovës deshëm, apo jo, ajo do formohet në koordinim me NATO-n”.

YouTube player