Lippi: Barcelona – Juventus, ja kush do të fitojë

Marcello Lippi ka dhënë parashikimin e tij për ballafaqimin mes Barcelonës dhe Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

19/05/2015 08:55

Ish selektori i Italisë, Marcello Lippi pret një ndeshje të madhe mes Barcelonës dhe Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai favorizon katalanët, mirëpo thekson se edhe Bianconerët janë të rrezikshëm sa herë që e rekuperojnë topin.

“Barcelona për herë të parë do të ndeshet me një skuadër kompakte e që di të mbrohet. Ekipi i Allegrit është i aftë të sulmojë pas rikuperimit të topit. Besoj se katalanët mbeten favoritë, por nuk do ta kenë të lehtë”, deklaroi Lippi për mediat italiane.

“Messi, Suarez e Neymar janë të mirë, por kundër Juventusit nuk do ta kenë të lehtë. Kjo edhe për faktin se do të ndeshen me një prej portierëve më të mirë në botë”, u shpreh ai.