Ronaldo me shokë: Ky duhet të jetë trajner i Realit
Cristiano Ronaldo dhe futbollistët e tjerë të Real Madridit dëshirojnë që Carlo Ancelotti të mbetet në postin e trajnerit.

Sport
Carlo Ancelotti është nën presion të madh në detyrën e trajnerit në Real Madrid.
Pas përfundimit në pozitën e dytë në La Ligë, dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Copa del Rey, italiani mund të mos jetë më në drejtim të Los Blancos në edicionin e ardhshëm, përkundër faktit se ka kontratë deri më 2016.
Mirëpo, ai ka mbështetjen e futbollistëve.
Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, futbollistët dëshirojnë që Ancelotti të konfirmohet në detyrë edhe për sezonin e ri.
E për këtë do të vendosë presidenti i klubit, Florentino Perez.