Kosova të mos mbajë pozicion të ngrirë!

Zëvendëskryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fadil Demaku, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kumanovë kanë qenë të papranueshme.

Lajme

19/05/2015 07:46

Në një intervistë për të përditshmen Epoka e Re, Demaku ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura që gjërat të shkojnë drejt zgjidhjes, e jo të vazhdohet me pozicionet e ngrira dhe të moskomunikimit.

“Ne nuk jemi në pozitë të favorshme derisa nuk dihet qartë fati i qytetarëve tanë të përfshirë në atë konflikt”, ka thënë Demaku, raporton lajmi.net.

Duke folur për raportimin që bën të hënën në këtë komision ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, në lidhje me rastin në Kumanovë, Demaku ka thënë se nga ky raportim nuk doli diçka e re.