Mourinho: Reali dhe Barcelona mund ta fitojnë La Ligan edhe pa provuar
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka ngacmuar Realin dhe Barcelonën, duke thënë se ata mund ta fitojnë La Ligan edhe pa provuar shumë.

Sport
Mourinho ka thënë se Barcelona dhe Reali mund ta fitojnë ligën duke u munduar shumë vetëm në katër apo pesë ndeshje gjatë tërë sezonit.
“Unë isha në Spanjë, por nuk e shijova atë”, tha Mourinho për talkSPORT.
“Unë e fitova titullin me rekord në Spanjë, me 100 pikë dhe 121 gola të shënuara, por ne luajtëm vetëm në tre apo katër ndeshje gjatë tërë sezonit”.
“Unë e humba titullin me 92 pikë, por përsëri në luajtëm vetëm katër apo pesë ndeshje gjatë tërë sezonit. Në Spanjë, diferenca ndërmjet gjigantëve dhe skuadrave tjera është shumë, shumë e madhe”, përfundoi portugezi.