Ronaldo shumë pranë rekordit historik (Foto)
Cristiano Ronaldo është shumë pranë që të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, pasi pritet ta kalojë Raulin i cili është në vendin e parë.

Sport
Me tre golat e shënuar në takimin e fundit ndaj Espanyolit, Ronaldo e ka dërguar në 310 shifrën e golave të shënuar me fanellën e Realit, dhe këtë gjë e ka bërë duke i zhvilluar vetëm 299 ndeshje.
Pra, atij i duhen vetëm edhe 13 gola për të barazuar ndërsa 14 për të kaluar Raulin i cili ka shënuar 323 gola në 741 paraqitje me fanellën e Realit.
Në vendin e tretë mbetet legjenda, Alfredo Di Stefano me 307 gola në 396 ndeshje.