Miriam Cani uron Elhaida Danin

Këngëtarja e njohur Miriam Cani publikisht ka mbështetur kolegen e saj, përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurosong, Elhadia Danin...

ShowBiz

19/05/2015 09:00

Miriam Cani, një prej emrave më të dashur të skenës sonë, ka lënë një mbishkrim në rrjete sociale drejtuar Elhaida Danit. Cani e uron kolegen e saj, derisa thekson se nuk dyshon në talentin e saj.

„Të uroj nga zemra suksese Elhaida Dani. Jam e bindur që do shkëlqesh dhe do të nderosh Shqipëri me zërin tënd magjik. Shijojeni këtë moment për të cilin keni punuar gjithë këto muaj kaq fort. Ju dërgoj puthje dhe përqafime pa fund“, ka shkruar Cani, transmeton lajmi.net