Nënë Tereza shpallet shenjtore vitin e ardhshëm, Kisha Katolike tregon datën
Një zëdhënës i Kishës Katolike, Syro Malabar, njoftoi se Nënë Tereza do shpallet shenjtore në shtator të vitit 2016.

Lajme
Nënë Tereza ishte lumturuar më 19 tetor të vitit 2003 nga Papa Gjon Pali II.
Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mori nënshtetësinë indiane në vitin 1948.
Lajmi për shenjtërimin e saj doli fillimisht nga një portal italian, që i referohej burimeve nga Vatikani.
Sipas portalit AdnKronos, duhet të provohet plotësisht edhe një mrekulli e dytë e ndërmjetësimit të saj, përpara se të njihet si shenjtore.