Fluturimi i fundit, vdes Dean Potter (Foto&Video)

Dean Potter, një nga atletët më të njohur amerikan iu ka dhënë fund sporteve ekstreme. Ai është vrarë të hënën pasi u hodh me kostumin e tij “fluturues” nga lartësia 2086 metra.

Bota

18/05/2015 13:46

Potter, 43-vjeçar, i njohur për ecje nëpër litar në lartësi të mëdha, vdiq pasi u hodh nga maja “Taft Poit” dhe po përpiqe të depërtojë me shpejtësi përmes një hendeku të ngushtë të Parkut Kombëtar “Yosemite” të Kalifornisë.

Pothuajse përnjëherë me Potter, u hodh edhe atleti tjetër,  Basejumper Graham Hunt, i cili po ashtu vdiq derisa po përpiqej të kalojë hendekun.

Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes menjëherë pas humbjes së kontaktit dhe i gjetën trupat e pajetë të atletëve që edhe në të kaluarën sh[peshherë kishin rrezikuar jetët e tyre duke provuar sporte ekstreme.

Një zëdhënësi i Parkut Kombëtar “Yosemite” i ka thënë BBC-së se atletët nuk kanë arritur as të lëshojnë parashutët që kanë pasur me vete, nga shpejtësia ekstreme, raporton lajmi.net.

Ngase rrezikonte jetën dhe ishte “shembull i keq” edhe për atletë të tjerë të këtyre sporteve, disa kompani kishin ndërprerë sponsorizimin e aktiviteteve të tij.

Potter ishte i pari që depërtoi nëpër tre majat (muret) e famshme të Parkut  “Yosemite” dhe ishte i njohur për hedhje nga pozita shumë ët rrezikshme.

Atleti që sot i dha fund jetës, shpeshherë ishte hedhur nga maja të larta edhe me qenin e tij, Whisper.

Vitin e kaluar ai lëshoi një film të shkurtër 22 minutësh të titulluar “Kur qentë fluturojnë!”, që përveç klikimeve të shumta, mori edhe kritika nga organizatat për të drejtat e kafshëve.

Alpinist Doug Robinson i tha BBC se Potter gjithmonë kishte bërë përpjekje për të shtyrë kufijtë e asaj që ishte e mundur në sportin e tij.

“Ne jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e Dean Potter, por personalisht nuk jam shumë i habitur”, tha Robinson, transmeton lajmi.net.

Në këtë video mund të shikoni një nga kërcimet e Potter, tashmë të ndjerë, bashkë me qenin e tij, Whipser, nga maja e Eiger e Zvicrës.

YouTube player