Votohet projektligji për gjykatat
E plotësuar: Deputetët e Kuvendit kanë votuar në parim edhe projektligjin për Gjykatat.

Lajme
Këtë projektligj e ka prezantuar ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.
Tash po diskutohet për ndryshimin dhe plotësimit e projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
___________________________________
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke prezantuar para deputetëve, projektligjin për ndryshimin e ligjit për gjykata, ka deklaruar se ky projektligj u jep gjykatave pavarësi dhe llogaridhënie më të madhe.
Ai tha se me këto ndryshime janë paraparë të themelohen degët themelore në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Junik.
Kuçi tha se këtij ligji i mungon propozimi i tij që të themelohet dhoma e veçantë në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.