Dafina publikon fotografi me reperin që u vra (Foto)

Reperi nga Queensi, Lionel Pickens, i njohur si Chinx, ka ndërruar jetë nga plagët e marra kur dikush hapi zjarr ndaj veturës ku ai ndodhej së bashku me një person tjetër në orët e hershme të të dielës. 31-vjeçari është goditur disa herë nga plumbat rreth orës 4:00 të mëngjesit në Queens Boulevard.

ShowBiz

18/05/2015 09:00

Sipas policisë, viktimat po udhëtonin me një Porsche, kur një veturë tjetër është ndalur para tyre dhe ka gjuajtur disa herë me armë.
Personi tjetër që udhëtonte me Chinx është akoma gjallë, por në gjendje të rëndë.

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ka pasur shoqëri me reperin amerikan, ka postuar fotografi së bashku me të. “Kjo është e pabesueshme… Nuk mund të besoj se nuk je më. Pusho në paqe”, ka shkruar këngëtarja.