Po e kalojnë natën para qeverisë, presin dorëheqjen e Gruevskit (Foto)

Qindra qytetarë kanë mbetur sonte para Qeverisë në Shkup, për ta vazhduar në këtë mënyrë protestën me kërkesë për dorëheqje të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kabinetit të tij.

Lajme

17/05/2015 23:59

Paraprakisht, pas përfundimit të protestës së madhe antiqeveritare, në bulevardin “Ilindenska” para Qeverisë dhe në sipërfaqet e gjelbra përreth, u vendosën tenda, dhe thasë gjumi, pasi që nga foltorja e protestës u porosit se qytetarët nuk do të largohen prej aty deri sa të largohet Gruevski.

1

Tërë udhëheqja e Lidhjes opozitare Socialdemokrate të Maqedonisë, me në krye liderin Zoran Zaev, do ta kalojnë natën me qytetarët para Qeverisë.

Ndërkohë, një kontraprotestë, për nesër ka paralajmëruar partia në pushtet VMRO-DPMNE, në përkrahje të liderit të saj, Gruevskit.

3

4

5

6