Një femër gjuan me armë grabitësit derisa i dashuri po flinte (Video)
Një person ka ngarkuar në YouTube, pamje të regjistruara nga kamerat e sigurisë që tregon ngjarjen kur e dashura e tij kishte shtënë me armë në drejtim të grabitësve që kishin hyrë brenda në shtëpi.

Bota
Në videon shihen skenat në një shtëpi në Port Elizabeth, Afrikë e Jugut, ku persona të armatosur edhe me thikë dhe kabllo elektrike, me gjasë për të lidhur banorët, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, pronarja e shtëpisë vëren prezencën e grabitësve dhe shtinë me armë në drejtim të tyre.
Pas të shtënave, zgjohet edhe mashkulli i cili i shkon në ndihmë të dashurës së tij, duke marrë me vete pistoletën nga poshtë jastëkut të tij.
Sipas policisë grabitësit kishin arritur të marrin kuletën e gruas me një shumë të caktuar parash brenda.
Asnjëri nga banorët e shtëpisë e as për grabitësit nuk raportohet të kenë marrë plagë. (lajmi.net)
