Marsh simbolik në Prishtinë në përkrahje të komunitetit LGBT

17 maji është dita e LGBT, që edhe në Prishtinë është shënuar me aktivitete.

Lajme

17/05/2015 14:24

Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson ka marr pjesë në këtë aktivitet së bashku me burrin e saj.

Misioni për sundimin ligjit EULEX ka shënuar këtë ditë, duke publikuar një  komunikatë në përkrahje të kësaj dite.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Ç, në profilin e tij në Twitter gjithashtu ka publikuar një status në përkrahje të Ditës ndërkombëtare kundër homofobisë.