Policia në gjendje gatishmërie, blindon Qeverinë në Shkup
Forca të mëdha policore janë në gjendje gatishmërie në Shkup. Ata si duket janë nisur për ta mbrojtur ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, por edhe qendrën e qytetit të Shkupit.

Lajme
Qytetar të shumtë janë duke dërguar foto në redaksinë e portalit Zhurnal, në të cilat shihen forcat duke u vendosur në afërsi të godinave të institucioneve.
Në anën tjetër, një valë e madhe njerëzish po zbret drejt Shkupit për të protestuar kundër partisë në pushtet.
Raportohet se në disa rrugë policia e Gruevskit po bën gjithçka për të penguar ardhjen e qytetarëve të pakënaqur, duke bllokuar rrugët edhe me kamionë.