Ushtria turke refuzon “strukturat paralele” të Erdoganit
Ushtria turke ka kundërshtuar një amendament të propozuar nga presidenti, Rexhep Tajip Erdogan, që ka të bëjmë me luftimin e “strukturave paralele” dhe me të cilin ai kërkon që këto struktura të cilësohen si kërcënim për sigurinë.

Bota
Gazeta turke “Today Zaman” citon burime pranë ushtrisë, të cilat konfirmojnë se përfaqësues të saj që kanë marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë (29 prill) kanë refuzuar që dokumenti të përfshihet në Strategjinë Kombëtare të Ushtrisë Turke, transmeton Shekulli.
Madje, propozimin e Erdoganit nuk e kanë cilësuar as dokument, pasi nuk shpjegohet se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë. Erdogan po përdor termin “struktura paralele” që nga plasja e skandalit masiv të korrupsionit, ku implikoheshin njerëz shumë të afërt të tij.
Termi i referohet lëvizjes “Hizmet”, e frymëzuar nga kleriku turk, Fetullah Gylen.