Militantë të IS-it humbin një pjesë të Ramadit
Trupat qeveritare irakiane janë duke forcuar pozicionet e tyre brenda qytetit Ramadi, derisa vazhdon beteja e ashpër kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët e kanë okupuar një pjesë të madhe të këtij qyteti më 15 maj.

Bota
Një koalicion i luftëtarëve fisnorë sunit dhe trupat shtetërore, të përkrahur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga amerikanët, kanë detyruar mbrëmë militantët e IS-it që të tërhiqen nga një kompleks i fortifikuar qeveritar , transmeton REL.
Raportimet mediale thonë se militantët pasi janë larguar kanë lënë prapa vetës kurthe ndërsa kanë djegur disa ndërtesa të tjera derisa janë larguar nga zona.
Hapësira qeveritare përfshijnë edhe selinë e guvernatorit të krahinës së Anbarit, kryeqyteti i së cilës është Ramadi, për të cilin po luftohet, si dhe shtabet e policisë dhe agjencisë së inteligjencës.
Militantët e patën rrethuar Ramadin me muaj të tërë, ndërsa më pas kanë arritur të marrin nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të qytetit përmes një ofensive të gjerë në disa pjesë të krahinës së Anbarit.