The Economist publikon hartën etnike shqiptare
Revista prestigjioze britanike The Economist, në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka zbuluar hartën etnike të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan.

Lajme
Shkrimi flet për dhunën e fundjavës së kaluar në Kumanovë dhe për raportet etnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonaseve atje.
“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnike, njëjtë si në vitin 2001. Gjatë 9 dhe 10 majit, policia kreu një sulm ushtarak në shkallë të gjerë mbi atë që ata e quajtën “terroristë shqiptarë”, transmeton Gazeta Express.
Tutje ky shkrim flet për pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe”, të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë.
“Një e katërta e 2 milionë banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë; pasi lufta ishte shmangur 14 vjet më parë, pushteti ka qenë i ndarë nga koalicionet që përfaqëson të dy shumicat etnike, të cilët janë të krishterë ortodoksë dhe flasin një gjuhë sllave, dhe shqiptarëve, kryesisht myslimanë”, shkruan The Economist.